Lajme

Raportohet për të shtëna me armë në sheshin kryesor të Prishtinës

08/05/2025 23:31
nga:Mergim Rreci

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Të shtënat janë dëgjuar pranë eventit “Akull n’Verë”.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës i janë përgjigjur rastit duke rrethuar perimetrin me shirit dhe duke nisur hetimet.

Ende nuk dihen motivet që fshihen prapa kësaj ngjarjeje.