Lajme

Flasin nga NISMA: S’ka më kohë për bllokada politike, Kosova duhet të dëshmojë pjekuri dhe kapacitet qeverisës

08/05/2025 19:31
nga:Genita C

Xhevahire Izmaku nga Nisma thotë se mesazhi i SHBA-së është thirrje për reflektim politik në Kosovë.

Ajo për GazetaBlic thekson rëndësinë e institucioneve të forta dhe funksionale për ruajtjen e aleancave strategjike.

“Kosova ka miq të shumtë dhe përkrahje të fuqishme nga partnerët ndërkombëtarë, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian,” tha Izmaku.

Ajo shtoi se deklarata nga Uashingtoni që “SHBA kërkon aleatë me institucione të forta” duhet të jetë udhërrëfyes për nevojën e institucioneve të përgjegjshme.

“S’ka më kohë për bllokada politike apo për ngërçe institucionale. Kosova duhet të dëshmojë pjekuri dhe kapacitet qeverisës, për të ruajtur e forcuar aleancat e saj strategjike në skenën ndërkombëtare,” përfundoi deputetja.

Quni: Përmendja e ‘vendit pa institucione’ nga Prattipati nuk ishte rastësi, por pasqyrë e ngërçit politik që po dëmton zhvillimin dhe besueshmërinë e Kosovës

Shoshi: Me 42% të votave, Albin Kurti po mban peng vendin, po dëmton imazhin dhe të ardhmen e Kosovës