Lajme

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj, Gjykata ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin

08/05/2025 18:11
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga KDI vlerëson se tërheqja e kërkesës së Presidentes Vjosa Osmani nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin e caktimit të gjyqtarit raportues Radomir Laban, është e paqartë si argument, raporton GazetaBlic.

Ai shpjegon se roli i gjyqtarit raportues është vetëm procedurial dhe se vendimi merret nga paneli i gjyqtarëve, ndërsa Gjykata ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin edhe pa kërkesën e presidentes, për shkak të rëndësisë së çështjes për funksionimin kushtetues dhe vakumin institucional në vend.

Cakolli nënvizon nevojën që Gjykata ta trajtojë këtë rast deri në fund për të mbrojtur besimin e qytetarëve dhe integritetin institucional.