Lajme

Haxhiu rikujton thirrjen e vitit 2018: Presidenti të mos e emëronte Radomir Laban si gjyqtar në Kushtetuese

08/05/2025 17:58
nga:Genita C

Albulena Haxhiu ka shpërndarë sot një thirrje të vitit 2018 drejtuar Presidentit të atëhershëm, duke kundërshtuar emërimin e Radomir Laban si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, raporton GazetaBlic.

Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Haxhiu kishte paralajmëruar se Laban ishte dënuar si pjesë e një grupi kriminal dhe se emërimi i tij përbënte shkelje të Kushtetutës, e cila kërkon gjyqtarë me moral të lartë dhe integritet.

Ajo pati kërkuar që Presidenti të mos e dekretojë emërimin, për të mos rrezikuar legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese.