Lajme

Osmani: Shkarkimi i Radomir Laban bëhet me votimin e 2/3 të gjyqtarëve

08/05/2025 17:02
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për caktimin e gjyqtarit serb Radomir Laban në lëndën që ajo ka dërguar në Gjykatën Kushtetutese me 22 korrik, gjë që ajo thotë se gjyqtari në fjalë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Ajo tha se Radomir Laban s’është emëruar nga ajo, por në vitin 2018.

Osmani theksoi se shkarimi i tij bëhet vetëm me 2/3 e votave të gjyqtarëve, dhe pa propozim diçka e tillë s’bëhet.

“Ky gjyqtar s’është emëruar nga ana ime. Sipas Kushtetutes shkarkimi i tij bëhet vetëm nëse votohet diçka e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve, pastaj shkarkimi bëhet te Presidentja. Tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të rendit tonë kushtetutes”, tha ajo.