Lajme

Ministri pëson sulm në intervistë, gjendja e tij e rëndë

08/05/2025 13:58
nga:G B

Një situatë e papritur ka ndodhur gjatë një emisioni të mëngjesit në televizionin “Pink” në Serbi, ku ministri i Investimeve Publike, Darko Glišić, ka humbur aftësinë për të folur në mes të një interviste të drejtpërdrejtë.

Në video që janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, Glišić shihet duke belbëzuar dhe duke mos qenë në gjendje të formojë fjali, përpara se prezantuesit të ndërprisnin menjëherë programin.

Më pas, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është raportuar se ka pësuar një sulm në tru.

Mediet serbe raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është kritike. Glišiç është pjesë e qeverisë aktuale që nga maji i vitit 2024, dhe konsiderohet një nga njerëzit më të afërt të Aleksandar Vuçiçit.

Presidenti serb është parë duke hyrë në ambientet e spitalit pas incidentit, ndërkohë që zhvillimet rreth këtij rasti mbeten në fokusin e mediave në Serbi.