Blerim Bexheti, shef i grupit parlamentar të BDI-së sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me thirrjet antishqiptare në Kumanovë.
Ai u shpreh se kjo është një vazhdimësi e tentativës së poshtërimit të shqiptarëve.
“Ngjarjet e Kumanovës janë vazhdimësi e tentativës të një narrativi të poshtërimit të shqiptarëve këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësisht nga krijimi i kësaj Qeverie pa legjitimitet etnik, në vazhdimësi dita e ditës po përçmohet një frymë që përveç defaktorizimit institucional të shqiptarëve, edhe të poshtërsimit, duke m


