Lajme

Aprovohen aplikimet në programin e BE-së të Kornizës Investuese, Kosova përfiton mbi 2 milionë euro

08/02/2025 12:59
nga:Y I

Janë aprovuar aplikimet në programin e BE-së të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), ku Kosova i përfiton mbi 2 milionë euro.

Kjo është bërë e ditur nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.

“Përkundër faktit që vendi ynë ishte nën masa të padrejta të BE-së, vitin e kaluar aplikuam në thirrjet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) me katër projekte në fushat e energjisë dhe digjitalizimit”

“Këto aplikime morën opinion pozitiv fillimisht nga komisioni i vlerësimit, ndërsa tash u zyrtarizua dhe aprovimi final i tyre. Shuma e granteve të asistencës teknike në këto projekte arrin totalin prej mbi 2 milionë euro: për projektet e energjisë vlera është mbi 800 mijë euro, ndërsa në ato të digjitalizimit mbi 1 milion e 200 mijë euro”, shkruan Bislimi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: