Lajme

Bajrami për Muratin: Tregoni ekonomistit se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit!

08/02/2025 12:31
nga:Y I

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka arritur shifrën rekord prej 10.7 miliardë eurove.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se “rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike”.

“Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë” shkruan Bajrami raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Tregoni ekonomistit – interpretues të kushtetutës se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike. Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.

Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë.

Nëse nuk pajtohet me faktet dhe konceptet, unë jam gati për përballje veç le ta cakton kohën dhe vendin.

Murati: Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord prej, 10.7 miliardë eurove!