Sporti

Finalja ndaj Interit, PSG dënohet me 150 mijë euro

07/31/2025 17:55
nga:Mergim Rreci

Komiteti Disiplinor i UEFA-s ka vendosur sanksione të rënda ndaj Paris Saint-Germain pas incidenteve gjatë ndeshjes kundër Interit (5:0) në finalen e Ligës së Kampionëve, të luajtur më 31 maj 2025.

Kampioni francez mori sanksione për një numër shkeljesh – hyrje të tifozëve në fushë, hedhje objektesh, ndezje piroteknike, shkaktim dëmesh, si dhe transmetim të një mesazhi të papajtueshëm me një ngjarje sportive, transmetim GazetaBlic Sport.

UEFA i gjobiti parisienët me 100,000 euro dhe i ndaloi ata të shisnin bileta tifozëve të tyre për ndeshjet jashtë fushe, për pushtimin e fushës dhe për përdorimin e piroteknikës.

Gjoba për hedhjen e sendeve është edhe 30,000 euro, dhe 10,000 euro për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm dhe dëmtimin e prestigjit të UEFA-s. 8,000 euro shtesë janë për dëmtimin e stadiumit në Mynih. Gjoba totale është 148,000 euro.

/GazetaBlic Sport/