Sporti

16 vjeçari i Liverpool, Rio Ngumoha shihet si një talent i madh: Synoj ‘Topin e Artë’

07/31/2025 16:28
nga:Mergim Rreci

Rio Ngumoha, një nga lojtarët më të talentuar të lindur në vitin 2008, është bashkuar me Liverpoolin në ndeshjet parasezonale.

16-vjeçarit iu dha një shans në një miqësore kundër Yokohama në Japoni dhe e shfrytëzoi atë në maksimum, duke shënuar një gol para fundit të ndeshjes.

Edhe pse nuk ka mbushur ende 17 vjeç, Ngumoha ka debutuar për ekipin e parë të Liverpoolit në një ndeshje zyrtare më 11 janar 2025 kundër Acrington Stanley, dhe gjithashtu është bërë futbollisti më i ri që ka luajtur për ekipin e “Reds”.

Ai bëri një deklaratë të guximshme për mediat angleze, duke deklaruar se aspiron të fitojë Topin e Artë dhe të mbahet mend si një legjendë e futbollit.

“Unë besoj vërtet se një ditë do ta fitoj Topin e Artë. Dua të jem një legjendë e futbollit dhe një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave”, tha futbollisti i ri.

/GazetaBlic Sport/