Lajme

Miftaraj: Një ministre që thotë se, Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete, dëshmon nivelin e injorancës së saj!

07/31/2025 14:13
nga:Y I

Pas deklaratës së ministres, Rozeta Hajdari, se Prokuroria Speciale s’ka patur të drejtë të marrë dokumente sekrete ka reaguar drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Miftaraj në reagimin e tij potencon se ‘Një ministre që thotë se Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë’

“Në drejtêsinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale. Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete” shkruan Miftaraj raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje thotë se Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi politike.

Reagimi i plotë:

Një ministre që thotë se Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë.

Në drejtêsinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale.

Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete.

Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione.

 

Rozeta Hajdari thotë se Prokuroria Speciale nuk pati të drejtë të marrë dokumente sekrete