Skuadra e Prishtinës sonte luan ndaj FC Larne në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Ndeshja e parë në Irlandën e Veriut përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, andaj Prishtinës i duhet përkrahje e madhe sonte që të kalojë këtë raund, shkruan GazetaBlic Sport.
Biletat për të shikuar këtë ndeshje janë në shitje tek “Newborn” dhe tek stadiumi, pranë zyreve të klubit.
Ja çmimet e biletave:
- Lindje: 3 euro
- Perendim: 5 euro
- VIP: 10 euro
/GazetaBlic Sport


