Lajme

Vdekja e 40-vjeçarit në vendin e punës, ndalohen për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve

07/30/2025 21:43
nga:G B

Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte.

Në lidhje me këtë rast janë intervistuar dhe ndaluar për 48 orë mbikëqyrsi dhe investitori i punimeve.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili njoftoi se është iniciuar procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.