Lajme

Arifi: Çfarëdo vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit, do të sfidohet nga VV

07/30/2025 21:41
nga:G B

Më 8 gusht është afati i fundit kushtet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Por, nuk dihet nëse kjo do të bëhet brenda këtij afati.

Lidhur me këtë, ish diplomati Avni Arifi, thotë për Gazeta Blic se nuk ka befasi në asnjë veprim të Lëvizja Vetëvendosje.

“Me këta njerëz nuk është befasi asnjë veprim. Shumë do të varet nga qartësia e thjeshtuar e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Herën e fundit ishte një interpretim i qartë por kishte mundësi interpretimi dhe u keqinterpretua”, u shpreh ai.

Sipas Arifit, çfarëdo vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare, do të sfidohet nga VV.

“Një jam i sigurt, se çfarëdo vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare, do të sfidohet nga VV. Përndryshe, ne veç jemi në terren të panjohur dhe vështirë me pa si do të dalë Kosova nga ky terren”, ka deklaruar Avni Arifi./Gazeta Blic/