Sporti

Trajneri i Gjermanisë i jep mesazh të qartë portierit Ter Stegen

07/30/2025 17:07
nga:Mergim Rreci

Në orët e fundit, debati rreth Marc-Andre ter Stegen nuk është zhvilluar vetëm në Barcelonë.

Në Gjermani, flitet edhe për pozicionin e tij si portier titullar për ekipin kombëtar gjerman përpara Kupës së Botës 2026.

Disa media po rihapin derën për rikthimin e Manuel Neuer, i cili u tërhoq nga ekipi i tij kombëtar pas 15 vitesh si titullar, ndërsa të tjera sugjerojnë mundësinë që Oliver Baumann, portieri i Hoffenheim, të pozicionohet në portë.

Trajneri Julian Nagelsmann mohoi se po e shqyrtonte aktualisht rikthimin e Neuerit, por në të njëjtën kohë dërgoi një mesazh para Kupës së Botës se Ter Stegen duhet të jetë gjithashtu “numri 1 në klubin e tij”.

“Pas periudhës së rehabilitimit, ai duhet të kthehet në ekipin e tij dhe të jetë numri një. Pastaj do ta shohim,” shtoi ai.

Trajneri kujtoi se Ter Stegen luajti në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve si titullar për Gjermaninë sepse “ai luajti mirë”, por vuri në dukje se para turneut të fundit ndërkombëtar në qershor “ai kishte luajtur vetëm dy ndeshje për klubin e tij, që është shumë pak”.

Ritmi i ndeshjeve dhe stërvitjes është shumë i rëndësishëm dhe ai e di këtë.”

Negalesman përfundoi me një mesazh përmbledhës: “Nëse ai bëhet përsëri portieri titullar i klubit të tij, ai sigurisht që mund të jetë portieri ynë titullar sepse e meriton, por duhet të përmbushë kushtet e nevojshme, si çdo lojtar tjetër.”

/GazetaBlic Sport/