Lajme

Qytetarët ftohen të kenë kujdes me mesazhet mashtruese për gjobat në trafik

07/30/2025 16:10
nga:G B

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve e mesazheve, të cilat përmbajnë linqe (vegëza) mashtruese, me gjoba fiktive në trafik.

“Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, ju lusim të jeni të vëmendshëm të mos bini pre e mashtrimeve përmes SMS të cilët përmbajnë URL mashtruese duke pretenduar se automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se ju duhet të paguani gjobën në trafik. SMS të tillë dërgohen nga numra që janë jashtë Kosovës dhe permbajne URL te shkurtera”, thuhet në njoftimine KOS-CERT.

Tutje në njoftim, qytetarët luten që të mos klikoni në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla. Në asnjë rast nuk dërgon SMS mesazhe ku kërkohet pagesa e gjobave në trafik.

“Secili që pranon SMS të tillë ti adresoni në emalin [email protected] me qellim të marrjes së masave për bllokim dhe hetim”, thuhet në reagim.