Lajme

Ismet Kryeziu i KDI: Demokracia në Kosovë është në krizë të thellë

07/30/2025 14:25
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të demokracisë në Kosovë, duke e quajtur situatën si një degradim të thellë institucional dhe politik, raporton GazetaBlic.

Në një reagim publik, ai thekson se që nga dhjetori i vitit 2024, vendi ka mbetur pa Kuvend funksional dhe me një qeveri në detyrë që vepron jashtë mandatit kushtetues.

Kryeziu kritikon udhëheqësit institucionalë, opozitën për dështimin kolektiv në mbrojtjen e rendit demokratik.

Ai veçon përgjegjësinë e Gjykatës Kushtetuese për zvarritjen e vendimit dhe mungesën e një interpretimi të qartë që do t’i jepte fund bllokadës.