Lajme

Aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën

07/30/2025 12:47
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë qenësore të aleancës me NATO-n, me theks të veçantë tek bashkëpunimi me SHBA-në, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se vendimet e koordinuara me aleatët janë në interes të shtetit sovran të Kosovës. Haradinaj falënderoi NATO-n dhe trupat e KFOR-it për mbështetjen në forcimin e FSK-së.

Gjithashtu, ai ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së një qytetari në Liqenin e Ujmanit, duke u solidarizuar me familjen në këtë moment dhimbjeje.