Sporti

Ekspertët nga Anglia parashikojnë kualifikimin e Shkëndijës në raundin e tretë të Champions League

07/30/2025 12:17
nga:Lorik J

FCSB dhe Shkendija takohen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të luhet në Arenën Kombëtare në Bukuresht, duke filluar në orën 19:30, me klubin shqiptar që ka avantazh 1:0 nga ndeshja e parë në Shkup, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekspertët britanikë të mediumit “SportsMole” që bëjnë parashikimin e ndeshjeve, besojnë se Shkëndija do të kalojë tutje në këtë ndeshje.

“Parashikimi ynë: 1-1”, shkruhet në portalin “SportsMole”.

“FCSB do të përpiqet të përmbysë rezultatin. Ata do të presin ekipin Shkendija nga Maqedonia e Veriut të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Shkendija ka një avantazh minimal, 1-0, pas ndeshjes së parë, dhe vjen në Bukuresht me një shans real për t’u kualifikuar për raundin e tretë për herë të parë në sezonin 2018-2019. Nëse nuk e rrit nivelin e lojës, FCSB rrezikon një tjetër dështim të parakohshëm në kupat evropiane. Forma e dobët vazhdoi edhe gjatë fundjavës, kur skuadra u mposht çuditërisht në shtëpi me rezultatin 2-1 nga Farul Constanța, në Liga 1.

“Ky rezultat ka intensifikuar pikëpyetjet në lidhje me fillimin e sezonit të FCSB-së. Parashikimi ynë: FCSB – Shkendija 1-1”, shkruhet në postimin e mediumit britanik.

/GazetaBlic Sport