Lajme

Mitrovicë e Veriut, dalin detaje për rastin ku dyshohet se e mitura u dhunua nga 21 vjeçari

07/30/2025 11:41
nga:Y I

Policia në Mitrovicë të Veriut ka arrestuar një 21-vjeçar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për dhunimin e një të miture.

Në një njoftim për media, forcat e rendit kanë dhënë detaje për rastin i cili ishte përfshirë edhe në raportin policor 24-orësh.

“Më datën 29.07.2025, rreth orës 00:45, në rrugën “Serdara Janka Vukotiça” në Mitrovicë Veri është pranuar informatë për përdorim të substancës së dyshuar narkotike nga disa persona”.

“Njësia policore ka shkuar në lokacion dhe në një lokal – furrë buke kanë takuar tre persona: një mashkull dhe dy femra. Të tre personat janë shoqëruar në stacion dhe janë intervistuar”.

“Gjatë procedurës së intervistimit është kuptuar se i dyshuari me viktimën, e cila ka qenë e mitur, para disa ditësh kishin pasur marrëdhënie seksuale. Pas konstatimit se viktima është e mitur, është kontaktuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunim”.

Njësia e hetimeve të stacionit dhe njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Veri janë marrë me rastin dhe, me udhëzimin e prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunim”.

Në lidhje me rastin, i dyshuari me inicialet M.C. me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.