Bayern Munich zyrtarizoi transferimin e Luis Diaz.
Anësori kolumbian mbërrin nga Liverpooli. Kolumbiani ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 dhe do të mbajë numrin 14.
“Jam shumë i lumtur, do të thotë shumë për mua të jem pjesë e FC Bayern, është një nga klubet më të mëdha në botë. Dua ta ndihmoj ekipin tim të ri me mënyrën time të të luajturit futboll dhe personalitetin tim. Qëllimi im është të fitoj të gjitha titujt e mundshëm dhe për këtë, ne do të punojmë çdo ditë si ekip “, tha ai pas mbërritjes së tij.
/GazetaBlic Sport


