Bashkim Ramosaj, do të kandidojë në zgjedhjet e 12-tetorit, për të qenë në krye të Deçanit edhe për një mandat katër vjeçar.
Ai në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” nga ky qytet tregoi arsyet se pse ka marrë një vendim të tillë.
I njëjti potencoi se ka ‘ardhur tek fundi’ i projekteve që kanë siur gjatë këtyre viteve e për cilat tha se është ideator dhe do t’i përndojë.
“Për mua ka qenë tepër e vështirë, në ‘këpucët e mia’ kam qenë vetëm unë dhe e di nga i kam rënë për të patur një koncept në këtë qytet, me i pas synimet e veta dhe besoj që duhet edhe një afat kohor që me i përfundu. Përkushtimi, destinimi im është që me dërgu deri në fund atë që e kemi përcaktu dikur edhe kur kemi thënë ‘I ka ardhë koha Deçanit’ edhe kur kemi thënë ‘S’ka me u nal për Deçanin’, është ardhë tek fundi, dhe këtë fund si dizanj të parë e deri tek i fundit kam qenë dhe jam autori i vetëm, normal kam koleg kam ekip, mirëpo jam ideatori i krejt kësaj strategjie që ka ndodh në Deçan dhe dua t’a përfundoj. E kam diskutu me shumë qytetarë, shumë kolegë, me shumë njerëz që e bëjnë jetën publike në këtë qytetet që kanë influenc qoftë si biznese qoftë si organizata të maturuara profesionale….e që na duhet edhe një afat kohor për me e qu drejt fundit” tha Ramosaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
VIDEO:


