Lajme

KRU ‘Prishtina’ del me një paralajmërim për borxhlinjtë

07/30/2025 07:21
nga:Y I

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që të paguajnë borxhet e grumbulluara.

Në rast të mos pagesës, KRU-ja njofton ndëshkimin me shkyçje nga shërbimi i ujësjellësit.

Përveç shkyçjes, konsumatorëve do t’u dërgohet lënda te përmbaruesi privat.

“S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale” thuhet në njoftim.