Sporti

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen, Drita – Copenhagen

07/29/2025 19:12
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet,

Kampioni i Kosovës luan ndaj gjigantit danez në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Në sfidën e parë në udhëtim, FC Drita humbi me rezultatin 2:0, kurse sonte do të synojë përmbysjen e madhe historike.

Për të gjithë ata që nuk do të mund të jenë në stadium, ky takim transmetohet direkt në televizionin kosovar, KTV.

/GazetaBlic Sport/