Sporti

Ter Stegen e kryen me sukses operimin në shpinë

07/29/2025 15:12
nga:Lorik J

Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen, i është nënshtruar një operacioni.

Këtë e bëri të ditur klubi katalanas, të cilët njoftuan se gjermani është operuar pas disa problemeve të futbollistit në shpinë.

Ter Stegen pritet që të mungojë rreth 4 muaj nga fusha e blertë.

Sezonin që lamë pas Ter Stegen bëri vetëm 9 paraqitje me Barçën, pasi që gjatë tërë sezonit kishte qenë i lënduar.