Filozofi Blerim Latifi ka komentuar mbi manipulimin e imazhit të operacioneve ushtarake, duke theksuar se lavdia tashmë nuk ndërtohet përmes veprave, por përmes retushimit të realitetit, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se për të kthyer një operacion të thjeshtë kërkimi në një spektakël të lavdisë, nuk mjaftojnë uniformat, por zhduket KFOR-i dhe në vend të tij mbetet vetëm FSK-ja, me qëndrime solemne dhe flamuj.
Sipas Latifit, ky fenomen përbën një shembull klasik të simulakrës, ku një imazh patriotik zëvendëson realitetin e zbrazët.


