Lajme

Sulmet e pushtetit ndaj Blerta Foniqit, reagon babai i saj, gazetari Shaqir Foniqi: Je ashtu siç kam ëndërruar

07/29/2025 10:17
nga:Genita C

Pushteti ka filluar një sulm të mirëorganizuar kundër gazetarës së RTK-së Blerta Foniqi-Kabashi, veç pse ajo ushtroi profesionin e saj në mënyrë të përpikt kur e ballafaqoi deputeten e pushtetit me pyetje.

Sulmet që po i bëhen gazetarës së RTK-së, i ka komentuar edhe babai i saj, gazetari me përvojë të gjatë në media, Shaqir Foniqi.

“Blerta ashtu siç e kam ëndërruar: Gazetare e vyrtytshme, dmth: profesioniste, dinjitoze, e guximshme, misionare dhe krenare. Mburrem me ty bijë!” – shkroi ai.