Sporti

FC Drita sonte tenton mrekullinë ndaj Copenhagen

07/29/2025 08:54
nga:L J

Skuadra e Dritës sonte ballafaqohet me Copenhagen në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet,

Kampioni i Kosovës luan ndaj gjigantit danez në kuadër të ndeshjes së dytë të raundit të dytë kualifikues të Champions League, me fillim nga ora 20:00. Në sfidën e parë në udhëtim, FC Drita humbi me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri Zekrija Ramadani dje në konferencë për shtyp pohoi se niveli i kundërshtarit është shumë i lartë dhe do jetë e vështirë, por sipas tij, klubi mëson dhe rritet nga këto sfida me kundërshtarë të fortë.

FC Drita do jetë e kompletuar në këtë ballafaqim, me Zekrija Ramadanin që do ketë gjithë lojtarët në dispozicion për të tentuar një befasi dhe kualifikim historik për raundin e tretë.

/GazetaBlic Sport