Thomas Muller është ndarë nga Bayern Munich pas Kupës së Botës për Klube, dhe destinacioni i ri i gjermanit do të jetë Kanada dhe MLS.
Muller pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim si lojtar i ri i Vancouver Whitecaps me një marrëveshje njëvjeçare me klubin kanadez.
Thomas Muller ka luajtur vetëm për një klub gjatë gjithë karrierës së tij – Bayern Munich.
Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Bayernit dhe sigurisht, të ekipit kombëtar gjerman. Me kombëtaren ai fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, dhe me Bayernin lista është e madhe: 12 tituj kampionë, gjashtë kupa, shtatë Superkupa Gjermane, dy Liga Kampionësh, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa Bote për Klube në formatin e mëparshëm.
/GazetaBlic Sport


