Lajme

Kush është shërbimi sekret i VV-së sipas Haki Abazit?

07/28/2025 19:41
nga:G B

Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në emisionin “DPT te Fidani” tha se shërbimi sekret i VV-së është Salih Zyba, siç u shpreh ai, me njerëzit që i ka përreth.

Ndërkaq, për Dejona Mihalin tha se është ajo që mendon për informacionin.

“Shërbimi sekret i Vetëvendosjes kinse është Salih Zyba me ata njerëzit që i ka përreth aty”.

“Ky është shtaga e shërbimit sekret, sepse ka ata qe mendojnë për informacionin, që është Dejona Mihali, po ata që ekzekutojnë, kush e ka në dorë shtagën shërbimit të Enver Hoxhës në Kosovë, e ka Salih Zyba”, u shpreh tutje Abazi.