Sporti

Gjithçka e kryer: Bayern Munich transferon Luis Diaz

07/27/2025 17:42
nga:Lorik J

Skuadra e Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e Luis Diaz.

Sipas ekspertit të merkatos, Bayern Munich do të paguajë 75 milionë euro për transferimin e sulmuesit kolumbian, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari dëshironte largimin nga Liverpool dhe tashmë palët kanë arritur marrëveshje për kalimin e tij tek Bayern Munich.

Zyrtarizimi i tij do të bëhet gjatë javës së ardhshme.

/GazetaBlic Sport/