Lajme

Kolona të gjata automjetesh në kilometrat e parë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj

07/27/2025 17:22
nga:G B

Kolona shumë të gjata automjetesh në të gjitha korsitë janë parë në kilomentrat e parë në njërën anë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.

Në anën e magjistrales në drejtim të Ferizajt, automjetet pothuajse nuk lëvizin.

Sipas pamjeve, kolona e automjeteve shtrihet në disa kilometra.

Nuk ka ndonjë informacion zyrtar për shkakun e bllokadës dhe nuk dihet nëse Policia po intervenon për ta lehtësuar qarkullimin dhe për ta shmangur kaosin në këtë aks të rëndësishëm rrugor.