Sporti

Mikel Arteta për Viktor Gyokeres: ‘Do të debutojë kundër Tottenhamit’

07/27/2025 17:14
nga:Lorik J

Arsenali do të përballet me Tottenhamin në një miqësore parasezonale më 31 korrik, dhe kjo mund të jetë ndeshja e parë e Viktor Gyokeres për klubin e tij të ri.

Megjithatë, Mikel Arteta është i kujdesshëm në lidhje me përfshirjen e tij të mundshme të enjten.

“Epo, mendoj se ai nuk ka pasur asnjë seancë stërvitore me ekipin që nga ndeshja e fundit me Sporting kur ata u bënë kampionë”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.

“Pra, ne do ta vlerësojmë atë nesër, ai i ka bërë të gjitha vizitat mjekësore, gjithçka duket mirë, por ta sjellim në gjendjen e duhur fizike, mendoj se është shumë e rëndësishme.”

“Pra, nuk do ta ndalojmë, duam që të jetë me ne sa më shpejt të jetë e mundur, por do të duhet ta vlerësojmë dhe ekipi mjekësor do ta bëjë këtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/