Chelsea është gati të transferojë sulmuesin e ri, Xavi Simons.
Futbollisti i Leipzig është gjithnjë e më afër “Bluve”, të cilët thuhet se kanë ofruar 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e holandezit.
Sezonin e kaluar me gjermanët, anësori sulmues bëri 33 paraqitje në gara të ndryshme, duke shënuar 11 gola.
Kujtojmë se skuadra e Chelseat po tenton një sulmues anësor dhe profili i Simons pëlqehet shumë nga trajneri Maresca.
/GazetaBlic Sport


