Lajme

Peci: Mbi 516 mijë euro për Frashërin e Mitrovicës – përkrahje konkrete për bujqësinë dhe blegtorinë

07/27/2025 14:21
nga:Genita C

Faton Peci, ka njoftuar për investimin prej 516,530 eurosh në Frashër të Mitrovicës, në kuadër të mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë.

Përfitues i këtij programi është edhe Egzon Rexhepi, i cili merret me blegtori prej 11 vitesh dhe mbarështon 400 dele e qingja.

Peci thotë se, falë një granti prej 45,000 euro, ai do të ndërtojë një stallë moderne, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës dhe cilësinë e prodhimit.