Lajme

Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të veteranit dhe aktivistit të AAK-së, Hasan Isufi

07/27/2025 13:32
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Hasan Isufit, veteran i UÇK-së dhe një nga aktivistët e parë të Aleancës në Gjakovë, raporton GazetaBlic.

Haradinaj e përkujtoi Isufin si një veprimtar të përkushtuar në rrugëtimin për liri dhe shtet, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij.