Lajme

Tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit- S’ka marrëveshje, Kosova drejt krizës së thellë politike

07/26/2025 22:07
nga:Gazeta Blic

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë do të mblidhen për konstituimin e legjislativit.

Kjo është edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse edhe në këtë tentativë nuk arrihet të konstituohet Kuvendi, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim të tjetër.