Lajme

Komuna e Prishtinës: Situatë alarmante në Kryeqytet si pasojë e shpërthimit të zjarreve dhe erërave të forta

07/26/2025 20:54
nga:Y I

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë e ka quajtur alarmante situatën si pasojë e shpërthimit të zjarreve në disa pjesë të Kryeqytetit, të shoqëruara edhe me erëra të forta.

Sipas njoftimit zyrtar të komunës, aktualisht po ndërhyhet në 8 lokacione të ndryshme, ku janë angazhuar 40 zjarrfikës të Brigadës Profesionale për të vënë situatën nën kontroll.

Lokacionet ku po ndërhyhet aktualisht:

Rruga C, afër Maxi 24

Panari

Kosova B

Rimanishtë (2 raste)

Trudë (3 raste)

Milloshevë

Llukar (2 raste)

Bardhosh

Njoftimi i plotë: