Lajme

Mushkolaj për seancën e orës 22:00- ‘Poshtërsia ka emër, LVV’

07/26/2025 16:54
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, mori vendim që sonte të mblidhen sërish deputetët në orën 22:00 në përpjekjen e fundit për konstituimin e Kuvendit.

Mushkolaj tha se ‘LVV-ja ka caktu seancë për orën 10 të mbramjes veç me e kriju përshtypjen që po bon çmos, deri në momentin e fundit, me e konstituu Kuvendin’

“Ndërkohë, qe tre muj e gjysë ka bo hajgare me nji popull, tu e imponu Albulena Haxhiun si të vetmin opcion” shkruan Mushkolaj raporton “Gazeta Blic”.

“Poshtërsia ka emër” përfundon postimin Mushkolaj.

Reagimi i plotë: