Lajme

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

07/26/2025 15:45
nga:Y I

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po presin 50-60 minuta për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Dheut të Bardhë.

Deri në gjysmë ore po pritet edhe në pikën kufitare të Muçibabës.

Sakaq, bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikëkalimet tjera janë më të qeta, dhe nuk ka fluks të lartë të pritjeve.