Sporti

Milani do të dërgojë një ofertë për sulmuesin e padëshiruar tek Juventus

07/26/2025 11:00
nga:Mergim Rreci

Milani po përgatitet të nisë një ofertë të parë për sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, sipas raportimeve nga Italia.

Sipas asaj që është raportuar nga edicioni i sotëm i La Repubblica, nëpërmjet MilanNews , Milani i Allegrit po përgatit një ofertë që besohet të jetë në rreth 18-20 milionë euro.

Me mbërritjen e Jonathan David në Torino si transferim i lirë nga Lille këtë verë, vendi i Vlahovic te Zonja e Vjetër është nën kërcënim serioz dhe përflitet se ai do të largohet nga klubi si rezultat i kësaj.

/GazetaBlic Sport/