Manchester City ka arritur një marrëveshje me Burnley për të nënshkruar me portierin James Trafford.
Marrëveshja me Burnley është arritur me një çmim nën klauzolën e riblerjes prej 40 milionë funtesh. Klubi do të paguajë 27 milionë funte për shërbimet e portierit.
“Qytetarët” po kërkonin një zëvendësim për Ederson, i cili ka të ngjarë të largohet nga “Etihad”. Gjithashtu, Newcastle e donte Traffordin, por portieri preferoi të kthehej te Man City.
/GazetaBlic Sport/


