Lajme

“Shumë e vërtetë Komandant”, vjen reagimi i Edi Ramës për intervistën e Hashim Thaçit

07/25/2025 12:06
nga:Mergim Rreci

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë në Klan Kosova.

Për deklaratën e Thaçit “Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, Rama shkroi “Shumë e vërtetë Komandant”.

Ai tha shkurt se çka nuk është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare, përgjigje kjo për procesin e Hagës me të cilën po përballet Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së.