Portieri i kombëtares së Kosta Rikës, Keylor Navas, është transferimi më i ri i klubit meksikan, Pumas.
Portieri shumë i trofeshëm, tani 38 vjeç, i cili ishte një nga më të mirët në botë për vite me radhë, mbërriti në Meksikë pas një kohe të shkurtër që kaloi me klubin argjentinas Newell’s Old Boys.
Në kulmin e karrierës së tij, ai ishte portieri i Real Madridit (2014-2019) dhe PSG-së (2019-2024).
Me Realin, ai fitoi tri herë Ligën e Kampionëve dhe një herë ligën spanjolle, dhe me klubin parizien ishte fituesi i Ligue 1 tri herë.
/GazetaBlic Sport/


