Sporti

Oferta e re nga Milani, eksperti i transferimeve: Ardon Jashari e dëshiron transferimin tek AC Milan

07/25/2025 08:27
nga:Mergim Rreci

Ardon Jashari është gjithnjë e më afër skuadrës së AC Milan.

Skuadra italiane po përmirëson tashmë ofertën për Jasharin dhe duket se transferimi pritet të kompletohet shpejt.

Në një koment të shkurtër për ‘GazetaBlic Sport’, eksperti i transferimeve ndërkombëtare, Rudy Galetti, tha se pret që transferimi të kompletohet shpejt.

“Kjo do të jetë tentativa e fundit për të kompletuar marrëveshjen. Skuadra e Milan është gati për një ofertë të re dhe plotësimin e kërkesës që kishte Club Brugge. Një plus i madh për ‘Rossonerët’ është se futbollisti e dëshiron kalimin në Itali, pra tek Milan“, tha Galetti.

Oferta e re Milanit pritet një shumë fikse prej 35 milionë eurosh + 4 milionë euro bonuse të lehta, e cila më shumë gjasë do të pranohet nga belgët.

/GazetaBlic Sport/