Lajme

Dedaj: Konstituimi i Kuvendit nesër, është në pikëpyetje, sepse thjesht është seancë e ‘aksham pazareve’

07/24/2025 19:25
nga:Y I

Gjykata Kushtetuese një muaj më parë vendosi një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit.

E nesër pritet të jetë tentativa e fundit brenda këtij afati kushtetues për daljen nga ngërçi i krijuar institucional.

Në lidhje me këtë çështje dhe se çfarë pritet të ndodhë nesër, ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se bllokada disa mujore e LVV-së për të themeluar instucionet është një dëm dhe skandal i pa presedan në demokracitë parlamentare.

Ai duke e cilësuar bllokadën si ‘çmenduri politike’ tha se e njëjta ka dëmë të pariparueshme politike, ekonomike, qytetare.

“Bllokada disa mujore e LVV për të themeluar instucionet shtetërore të Republikës është një dëm dhe skandal i pa presedan në demokracitë parlamentare.Kjo çmenduri politike ka dëmë të pariparueshme politike, ekonomike, qytetare dhe padyshim e ka kanosur imazhin dhe partneritetin Euroatlantik, i ka zhgënjyer qytetarët të cilët po ikin nga Kosova, e ka pamundësuar procesin e njohjeve dhe investimeve ndërkombëtare, duke e shndërruar Kosoven në një oazë nën sanksione, të izoluar dhe pikë të zezë në Europe dhe botë” tha Dedaj.

Ai tha se ‘deputetët militant të VV -së iu kanë servilosur kapos së tyre, duke e mbështetur në tërë këtë kanonadë dështimesh’.

Ndërsa për Presidnten Osmani tha se ajo ka heshtur dhe është pajtuar me të gjitha këto shkatërrime të institucioneve siç i quan ai.

Dedaj tha se kërkesa e fundit e Presidentes Osmani drejtuar Kushtetueses është tendencë për blerje kohe për Albin Kurtin.

“Populisti arrogant Albin Kurti dhe deputetët militant të VV në mungesë të kredibilitetit, meritokracisë dhe guximit qytetar iu kanë servilosur kapos së tyre, duke e mbështetur në tërë këtë kanonadë dështimesh dhe shkeljesh ligjore dhe kushtetuese.Nga ana tjeter Vjosa Osmani ka heshtur dhe është pajtuar me të gjitha këto shkatërrime të institucioneve të vendit, me gjasë duke kalkuluar për fatin e saj personal në prillin e vitit 2026, kur duhet të iken nga zyrja e presidentes dhe pas vetes duke lēnë dështime, përqarje dhe mosunitet.Adresimi i fundit i Vjosa Osmanit Gjykatës Kushtetuese është tendencë për blerje kohe për Albin Kurtin, sepse Gjykata Kushetuese e ka caktuar qartë afatin 30 ditor për konstiuimin e Kuvendit të Kosoves, gjë e cila nuk ndodhi as pas 164 ditëve dhe as pas 51 seancave të turpshme tragjiko komike, dy minutëshe të drejtuara me sadizem nga deputeti i moshuar Avni Dehari dhe të orkestruara nga cinizmi dhe huliganizmi i LVV”

Ai tha se nesër konstituimi i Kuvendit është në pikëpyetje sepse thjesht është seancë e “aksham pazareve”.

“Seanca e fundit e 25 korrikut, nuk mvaret nga deputetet shqiptar, por nga ata të minoriteteve, mbase edhe të vetë Listes Serbe.Konstituimi i saj është në pikëpyetje, sepse thjesht është seancë e ” aksham pazareve”, e cila prodhon vetem dështime dhe rrezikon inztitucionalizimin dhe vetë shtetin e Kosovës, duke e lënë në fatin dhe mëshiren e grupacioneve, klaneve dhe disa deputetëve servil, infantil dhe pa legjimitet qytetar dhe kredibilitet politik e demokratik” tha Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.