Nesër mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët do t’i drejtohen Kuvendit për të 52-tën herë në përpjekje për të konstituar këtë institucion.
Nesër po ashtu është edhe afati i fundit 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
Në lidhje me këtë çështje dhe se çfarë pritet të ndodhë nesër ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.
Humolli tha se ‘Arsyeja politike nuk i drejton sot deputetet’ dhe se është vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë nesër.
Ai potencoi se mund të vazhdohet me pyetje drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
“Arsyeja politike nuk i drejton sot deputetet. Arsyeja juridike nuk vlen për ligjvënësit që kanë marrë besimin e qytetarëve tanë. Edhe interesa personale nuk i drejton deputetët tanë. Eshtë veshtirë me parashiku, po shifet se do vazhdojnë me pyetje se çfarë do thotë Kushtetuesja”
Humolli tha se ‘mbetet të shihet se në interes të kujt është gjithë kjo ‘lojë’ që po bëhet me Kuvendin’.
“Po në interes të kujt është kjo loj do shifet por jam i bindur se në interes të votuesve përkatësisht të qytetarëve nuk është” tha Humolli për “Gazeta Blic”.

Fatmir Humolli- Ish-deputet!
Partia e cila ka dalë e para në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, kandidaturë e cila nuk po gjen përkrahje nga ish-partitë opozitare.


