Skuadra e Shkëndijës luan të martën e 29 korrikut një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të klubit.
Shkëndija do të luajë në udhëtim ndaj FCSB në Rumani, në ndeshjen e turit të dytë kualifikues të Champions League.
Ekipi shqiptar triumfoi 1-0 në Shkup, teksa tenton të ruajë rezultatin në udhëtim.
Ja njoftimi i Ballistëve:
“Momente vendimtare dhe historike për klubin tonë të zemrës ku me një barazim apo fitore eventuale sigurojmë minimalisht fazën e grupeve të Conference League, rezultati nga ndeshja e parë na jep shpresë se jemi shumë afër dhe se kjo mund të arrihet.
NISJA për në qytetin e Bukureshtit do të bëhet me datë 🗓️29.07 E martë ora 23:00, ndërsa arritja pas ndeshjes në Tetovë planifikohet të jetë ditën e Enjte 31.07 në mëngjes.
• Për tu llogaritur rezervimi i kryer duhet të dërgoni fotografi të passaportës në Whatsapp🟢✆ numri i poshtëshënuar.
• Afati i fundit i rezervimit është deri më 27.07.2025 E dielë
• Mosha e lejuar +18
📞Kontakt tel: 070988676
fcsb vs Shkëndija 🔴⚫
JU KURRË NUK DO TË JENI VETËM !!!”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


