Sporti

Milani zbulon zëvendësuesin e Theo Hernandez

07/24/2025 11:57
nga:Mergim Rreci

Milani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të majtë Pervis Estupinyan.

Ai vjen nga Brighton, me vlerën totale të marrëveshjes që është 17.5 milionë £, transmeton GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë deri në vitin 2030. Estupinan do të jetë zëvendësuesi i Theo Hernandez, i cili u transferua te Al Hilal.

Mbrojtësi 27-vjeçar bëhet ekuadoriani i parë që luan për Milanin. Epustinan bëri 104 paraqitje për Brighton. Pavarësisht një dëmtimi muskulor në fillim të këtij viti kalendarik, Estuinan luajti 36 ndeshje në të gjitha garat, 30 prej të cilave ishin në ligë.

/GazetaBlic Sport/